Rama: Resort skish ne Korce nga 'Emaar Group' | Lajme – News



Nga qyteti i Korçës, kreu i socialistëve, Edi Rama, u ndal tek projekti i rilindjes urbane, një projekt i cili sipas Ramës e ktheu Korçën në qendër të turizmit. Vizoni i Partisë Socialiste është ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan. Në kuadër të këtij vizioni tha Rama, në bashkëpunim me kompaninë “Emaar”, që po ndërton portin turistik të Durrësit, në qytetin juglindor do të ngrihet resorti i parë i skive.

Kritikë pati edhe për fushatën e Partisë Demokratike dhe grumbullimet e selisë blu.

Më herët, kryesocialisti vendosi që një pjesë të komunikimeve telefonike me drejtuesit e qarqeve, t’i bëjë publike, një forme kjo e re e përzgjedhur në mesin e fushatës elektorale. Por pjesë e raportimeve të drejtuesve politikë, nuk janë vetëm brenda kampit të tyre partiake, por dhe kampet kundërshtare, si dhe nga ai presidencial.

Komunikimet i zhvillon në makinë, gjatë rrugës nga një takim në tjetrin në qarkun e Korçës. Në qytetin e Pogradecit të rinjve që votojnë për herë të parë i siguron se shqiptarët do të votojnë që punët e nisura të vijojnë… Inspekton dhe punët publike të Bashkisë së Pogradecit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

42  +    =  49